Belgjika mposht Danimarkën, shkëlqen De Bruyne me gol dhe asist (VIDEO)

17.06.2021 19:39

Belgjika mposht Danimarkën, shkëlqen De Bruyne me gol dhe asist (VIDEO)

Belgjika vijon ecurinë e rezultateve pozitive në Kampionatin Europian, duke ju falur klasit të yjeve të saj. Skuadra e Martinez mori një fitore 2-1 me përmbysje ndaj Danimarkës. Ndeshja nisi me një ritëm të çmendur, teksa vendasit do të gjenin golin pa kaluar dy minuta lojë. Një gabim i mbrojtjes belge shfrytëzohet më së miri nga Danimarka, teksa Yussuf Poulsen arrin që të shënojë më një goditje të saktë me të djathtën në cepin e portës.

Rastet për shënim do të ishin të shumta për vendasit, të cilët do të ndaleshin nga pritjet fantastike të Courtois. Në minutën e 10-të Belgjika mbajti fjalën duke ndaluar lojën në shenjë respekti ndaj Christian Eriksen. Damsgaard dhuron spektakël brenda zonës me dy driblime, por nuk arrin që ta finalizojë me sukses aksionin.  Trajneri Martinez ndërhyn në fillimin e pjesës së dytë duke aktivizuar De Bruyne, teksa do të shpërblehej menjëherë për zgjedhjen e tij.

Ylli i City-it dha asistin në golin e barazimit që u shënua në minutën e 55-të nga Thorgan Hazard. Belgjika merr zemër nga goli dhe hidhen në sulm në kërkim të golit të avantazhit. De Bruyne do të bëhej protagonist absolut me një gol fenomenal në minutën e 70-të, me një goditje të fortë me të majtën në hyrje të zonës. Danimarka nuk u dorëzua madje krijoi shumë shanse shënimi me Braithwaite dhe Jensen, por fati nuk ishte në anën e tyre.

x