Berat Gjimshiti operohet në krah, ja kur rikthehet në fushë

11.10.2021 16:17

Berat Gjimshiti operohet në krah, ja kur rikthehet në fushë

Një dëmtim i pafat e detyroi Berat Gjimshitin të larë fushë ne lojës në minutën e 28’ të ndeshjes Hungari-Shqipëri dhe të rikthehet para kohe në Itali, ku iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme.

Siç njofton klubi i Atalantës, mbrojtësi kuqezi i është nënshtruar një operacioni në krah, në një klinikë në Torino dhe do t’i duhet të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave të lojës.

Lajm i mirë është që Gjimshiti mund të rinisë stërvitjen pas disa ditësh, me shpresën që të arrijë të rikuperohet plotësisht për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës më 12 dhe 15 nëntor, të cilat janë edhe në fundit në grupin eliminator.

Mbrojtësi titullar i kuqezinjve u përplas me një kundërshtar dhe portierin Berisha, dhe u largua me ndihmën e barelës, për t’u dërguar menjëherë në spital, ku edhe iu konfirmua një frakturë në krah.

x