Besiktas – Dortmund, formacionet e mundshme

15.09.2021 11:55

Besiktas – Dortmund, formacionet e mundshme

Besiktas dhe Borussia Dortmundi do të ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Ligën e Kampionëve.

Turqit janë nikoqir të gjermanëve në ndeshjen interesante të grupit C, me dy skuadrat që synojnë ta nisin kampanjën me fitore.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Vodafone Park’ të Stambollit me fillim nga ora 18:45.

Të dyja skuadrat pritet të kenë mungesa të rëndësishme, por trajnerët e tyre janë gati të luajnë me më të mirët.

Te Besiktasi nga minuta e parë pritet të luajnë yje si Michy Batshuayi dhe Miralem Pjanic, ndersa Marco Reus dhe Erling Haaland te Dortmundi.

Formacionet e mundshme

BesiktasDestanoglu; Rosier, Uysal, Welinton, Yilmaz; Pjanic, Josef; Ghezzal, Ucan, Nkoudou; Batshuayi;

DortmundKobel; Meunier, Pongracic, Akanji, Guerreiro; Bellingham, Witsel, Dahoud; Reus; Malen, Haaland;

x