Bilbao fiton gjysmëfinalen ndaj Atleticos dhe sfidon Realin në finalen e Superkupës (VIDEO)

13.01.2022 23:37

Bilbao fiton gjysmëfinalen ndaj Atleticos dhe sfidon Realin në finalen e Superkupës (VIDEO)

Athletic Bilbao do të sfidojë Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës. Bilbao mposhti Atletico Madridin 2-1 në “King Fahd International Stadium” në Arabi.

Një autogol i Unai Simon i dha avantazhin Atletico Madridit në minutën e 62-të, por Bilbao reagoi me dy gola të shpejtë në minutat 77’ dhe 81’ përmes Alvarez dhe Williams.

Finalja e Superkupës së Spanjës Real Madrid-Athletic Bilbao do të zhvillohet më 16 janar në orën 18:00.

x