Brazili fiton me “poker” sfidën e Lojërave Olimpike ndaj Gjermanisë (VIDEO)

22.07.2021 16:46

Brazili fiton me “poker” sfidën e Lojërave Olimpike ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Brazili dhe Gjermania kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e vlefshme për Lojërat Olimpike, teksa sfida e luajtur mes tyre ka përfunduar 4-2 në favor të Selecaos.

Në 30 minutat e para të ndeshjes, Brazili shënoi 3 gola me Richarlison dhe në fundin e pjesës së parë ka humbur një penallti me Cunha. Gjermanët janë zgjuar në pjesën e dytë me Amiri dhe Ache, por Paulinho mbylli llogaritë në minutën e 95-të.

x