“Cavani është i pakënaqur me Cristianon…”

17.09.2021 10:48

“Cavani është i pakënaqur me Cristianon…”

Dimitar Berbatov ka kritikuar Manchester Unitedin pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Ai mendon se me ardhjen e CR7, Edinson Cavani do të penalizohet në të gjitha aspektet dhe sipas tij, kjo nuk është e drejtë.

“Cavani nuk është i lumtur. Ai pati një sezon të parë të mrekullueshëm në United, derisa tani nuk ka shumë ndikim dhe ka humbur numrin shtatë. Shpresoj që Ole të ketë pasur një bisedë të sinqertë me Cavanin në lidhje me planet e tij për ekipin. Si lojtar në këtë situatë ju e kuptoni që puna e trajnerit është të zgjedhë ekipin më të mirë, por ju gjithmonë dëshironi të luani dhe jini të pakënaqur kur nuk e bëni dhe ata ju lënë jashtë”.

Zgjidhja e parë për sulmin tani është Ronaldo, Cavani do të jetë vetëm rezervist, të paktën tani për tani.

x