Challandes: Ishte një ndeshje e mirë, na mungoi finalizimi

04.06.2021 21:45

Challandes: Ishte një ndeshje e mirë, na mungoi finalizimi

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka komentuar ndeshjen miqësore ndaj Maltës.

Kosova shënoi fitore të vështirë ndaj Maltës me rezultat 2:1.

Por, Challandes u nda i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij.

“Ishte një ndeshje e mirë por nuk ishim të mirë në finalizim. Kemi pasur raste mjaft të mira, me aksione mjaft të mira. Por, na mungoi finalizimi. Ishte një javë e mirë për ne me dy ndeshje miqësore”, deklaroi Challandes për SSK.

“Unë jam i kënaqur me punën e gjithë ekipit, por mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jo, nuk besoj se skuadra kishte mungesë motivimi. Ata mendoj se nga fundi janë ndjerë më të lodhur sepse vrapuan shumë”, u shpreh ai.

x