Champions League vjen sonte me tetë ndeshje – vëmendja te Milan-Liverpool e Real Madrid-Inter

07.12.2021 10:56

Champions League vjen sonte me tetë ndeshje – vëmendja te Milan-Liverpool e Real Madrid-Inter

Kompeticioni më prestigjioz i futbollit evropian me klube rikthehet sonte me tetë ndeshje të radhës.

 
UEFA Champions League vazhdon sonte, me tetë ndeshjet që luhen në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve.

Vëmendja më e madhe sonte shkon në ‘San Siro’ në Itali, ku skuadra e Milan pret atë të Liverpool. Në rast të fitores së Milan dhe barazimit të Atletico e Porto, atëherë ‘Rossoneri’ kualifikohen tutje.

Liverpool e ka të sigurt kualifikimin nga pozita e parë, por kjo nuk ia lehtëson punët Milanit.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Madrid, ku Real dhe Inter luajnë direkt për pozitën e parë të grupit.

Tetë ndeshjet që luhen sonte në kuadër të Champions League janë:

PSG – Club Brugge (18:45)
Leipzig – Man City  (18:45)
Milan – Liverpool (21:00)
Porto – Atletico M (21:00)
Ajax – Sporting CP (21:00)
Dortmund – Besiktas (21:00)
Real Madrid – Inter (21:00)
Shakhtar D – Sheriff (21:00)

x