Chelsea përgatitet ta ‘blindojë’ Mason Mountin

14.09.2021 08:34

Chelsea përgatitet ta ‘blindojë’ Mason Mountin

Chelsea dhe Mason Mount janë shumë afër një marrëveshje të re, për të rinovuar kështu kontratën.

The Blues janë të mahnitur me formën e lojtarit të akademisë së tyre, pasi ka shpërthyer në këto dy edicionet e fundit.

Sipas asaj që raporton 90min, Chelsea është duke e përgatitur kontratën e re për Mountin, e që pritet të jetë katërvjeçare.

Natyrisht se edhe paga e tij do të rritet ndjeshëm, duke ditur se është një lojtar kyç për ekipin dhe shihet si e ardhmja e klubit.

Mount është po ashtu i gatshëm që të rinovojë kontratën, derisa disa herë ka bërë të ditur se ai dëshiron të bëhet legjendë e klubit.

Konfirmimi për kontratën e re të mesfushorit pritet të vije shumë, duke konfirmuar bashkëpunimin mes të dyja palëve. 

x