Chelsea vazhdon bisedimet me agjentin e Rudiger për kontratën e re, por palët janë larg marrëveshjes

18.09.2021 11:55

Chelsea vazhdon bisedimet me agjentin e Rudiger për kontratën e re, por palët janë larg marrëveshjes

Antonio Rudiger është bërë lojtari më i rëndësishëm në repartin defensivë të Chelseat.

Mbrojtësi gjerman është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe ishte ndër më meritorët që The Blues fituan Ligën e Kampionëve.

Por problemi më i madh qëndron se lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e vitit 2022 do të mbetet i lirë.

Dëshira e Chelseat është të vazhdojë bashkëpunimin, por edhe e lojtarit edhe pse mungon ende një marrëveshje sa i përket aspektit financiar.

28-vjeçari ka kërkuar një pagë vjetore prej 12 milionë eurove në sezon, por kjo është larg nga oferta që i ka bërë Chelsea.

Mediat në Angli kanë raportuar se londinezët i kanë bërë të qartë agjentit të lojtarit se paga për të në kontratën e re do të jetë nëntë milionë euro.

Në rast se Rudiger nuk nënshkruar marrëveshjen e re deri në janar, atëherë kampioni i Evropës do ta nxjerr atë në shitje.

Real Madrid, Paris Saint Germain, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat që kanë shprehur interesim për mbrojtësin gjerman.

x