City dhe Sportingu, fitore të thella në transfertë (VIDEO)

19.10.2021 21:22

City dhe Sportingu, fitore të thella në transfertë (VIDEO)

Mbrëmja e Champions League ka nisur me gola të shumta. Manchester City mori një fitore të thjeshtë në shifrat 5-1 ndaj Club Brugge. Joao Cancelo, Walker, Palmer si dhe një dopietë e Mahrez ishin autorët e golave për ekipin e Guardiolës. Në krahun tjetër golin e nderit për belgët e realizoi Vanaken.

Në sfidën tjetër të orës 18:45, Sportingu fitoi 4-1 në fushën e vështirë të Besiktas. Sebastian Coates me dopietë dhe Sarabia bën që goli i Larin për vendasit të vlente sa për statistika. Në shtesë Paulinho vulosi fitoren me një super gol me të majtën në hyrje të zonës. 

x