Conte gati të marrë drejtimin e Tottenham, por ka një kusht për klubin anglez!

03.06.2021 19:44

Conte gati të marrë drejtimin e Tottenham, por ka një kusht për klubin anglez!

Antonio Conte mund të marrë drejtimin e skuadrës së Tottenham vetëm nëse Harry Kane do të qëndrojë. Strategu italian është në bisedime me “Spursat” pas largimit nga Interi. Gazeta britanike “The Times” raporton se Conte është i interesuar që të marrë drejtimin e Tottenham vetëm nëse sulmuesi anglez nuk do të largohet.

Për momentin distanca mes trajneri italian dhe tij është 3 milionë euro sa i përket çështjes ekonomike. “Spursat” ndërkohë kanë në listën e dëshirave edhe Mauricio Pochettinon për një rikthim të mundshëm. Nëse argjentinasi shkëputet nga PSG, atëherë me shumë mundësi do të sfumohet edhe ideja për të marrë Conte drejtimin.

x