Conte mund të largohet nga Tottenhami që në muajin shkurt

14.01.2022 18:25

Conte mund të largohet nga Tottenhami që në muajin shkurt

Antonio Conte duket se është mërzitur me situatën në klubin anglez, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike. Pas një fillimi jo shumë të mirë, kampionati i Spursa-ve ka ndryshuar pas ardhjes së ish-trajnerit të Juventusit në pankinë, por humbja përballë Chelsea-t në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës si dhe paraqitja zhgënjyese përballë Morecambes në Kupën FA, kanë treguar mungesën e cilësisë në skuadër.

Sipas “Daily Mail”, lojtarët e Tottenhamit kanë frikë se Conte mund të largohet nga pankina e “gjelave” që muajin e ardhshëm, nëse klubi londinez nuk bën investime në merkaton e janarit.

Në nëntor tekniku firmosi një kontratë që e lidh me Tottenhamin për 18 muaj dhe duket e vështirë që të largohet pa përfunduar sezoni, por nëse klube nuk do të bëjë investime në merkato, atëherë strategu anglez do të bëjë gati valixhet.

x