Conte “turpërohet” në Slloveni, Tottenhami pranë eliminimit

25.11.2021 22:05

Conte “turpërohet” në Slloveni, Tottenhami pranë eliminimit

Antonio Conte pëson humbjen e parë si trajner i Tottenhamit dhe kjo i ndodh në raundin e parafundit të ndeshjeve në grupe në Conference League. Skuadra londineze u mposht 2-1 nga ekipi slloven, Mura, çka do të thotë që në ndeshjen e fundit kundër Rennes (para me 11 pikë), që barazoi 3-3 me Vitessen, nuk do t’i mjaftoje as fitorja, nëse skuadra holandeze triumfon me Muran.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Horvat shënoi golin e parë për Muran në minutën e 11-të, ndërsa për t’ua vështirësuar më shumë punën londinezëve mendoi Sessegnon, që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 32-të. Gjithsesi, Harry Kane ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 72-të, por në shtesë Marosa, nëpërmjet kundërsulmit, realizoi golin e fitores së parë në grup për ekipin slloven.

 

Rezultatet:

Flora – Partizan    1-0

Almaty – Basel 2-3

HJK – Alashkert    1-0

Lincoln Red Imps – FC Copenhagen  0-4

Maccabi Haifa – Union Berlin     0-1

Mura – Tottenham      2-1

Qarabag – Omonia      2-2

Rennes – Vitesse  3-3

Slavia Prague – Feyenoord 2-2

Slovan Bratislava – PAOK   0-0

x