Craig Bellamy largohet nga Anderlecht, shkak bëhet depresioni!

13.09.2021 19:39

Craig Bellamy largohet nga Anderlecht, shkak bëhet depresioni!

Anderlecht bën me dije se Craig Bellamy nuk është më pjesë e stafit teknik të skuadrës belge të drejtuar nga Vincent Kompany.  

Shkaku i lamtumirës së uellsianit i cili në karrierë është aktivizuar me Liverpoolin dhe Manchester City-n në Premier League është depriosioni. Bellamy nuk është mirë nga ana psikologjike dhe ka nevojë për kurim.

Anderlecht në njoftimin për largimin e Bellamy shkruan se uellsiani ka patur një rol të rëndësishëm në klub për rritjen e talenteve si Jeremy Doku e Sambi Lokonga, por shëndeti është ai që ka më shumë rëndësi me klubin belg që shkruan se Bellamy do t’i ketë gjithmonë të hapura dyert e klubit.

x