CSKA Moska interesohet për Vedat Muriqin, fillon bisedimet me Lazion

14.01.2022 20:33

CSKA Moska interesohet për Vedat Muriqin, fillon bisedimet me Lazion

CSKA Moskë është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin shqiptar të Lazios, Vedat Muriqi dhe kanë nisur bisedimet me klubin italian.

Sulmuesi 27-vjeçar nuk ka arritur ta bindë trajnerin Maurizio Sarri këtë sezon, ndërsa që nga ardhja e tij nuk ka arritur të lërë shenjë, duke shënuar vetëm dy gola në 48 paraqitje në të gjitha garat.

Klubi po kërkon ta largojë atë këtë muaj në mënyrë që të nënshkruajë me një sulmues më të përshtatshëm rezervë.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, CSKA e Moskës ka shprehur interesimin e tyre për Muriqin dhe kanë hapur bisedimet me Lazion, duke shpresuar të gjejnë një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar të këtij muaji.

Shumë klube angleze janë gjithashtu të interesuara për sulmuesin kosovar, duke përfshirë Leeds United, Ëest Brom dhe Hull City, kështu që duket tepër e mundshme që lojtari të largohet nga Biancocelestët këtë muaj.

Nën drejtimin e Sarrit, Muriqi ka bërë 14 paraqitje, gjithsej 313 minuta.

x