Dortmund e gjen te Lille, pasuesin e Sanchos!

18.05.2021 17:07

Dortmund e gjen te Lille, pasuesin e Sanchos!

Largimi thuajse i paevitueshëm i Jadon Sancho detyron drejtuesit e Borussia Dortmund të hidhet në merkato për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Klubi verdhezi ka nisur nga puna për të gjetur lojtarë të cilët mund t’i përshtaten filozofisë të trajnerit të ri që do të jetë Marco Rose.

Në krye të listës së merkatos së drejtuesve është Jonathan Ikone që aktivizohet te Lille, mesfushori ndiqet edhe nga Milani.

Për të mposhtur konkurrencën e italianëve, klubi gjerman është gati t’i ofrojnë francezëve shumën e 25 milionë eurove, por Lille për të lënë të lire 23-vjeçarin kërkon jo më pak se 40 milionë euro.

x