Dramë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli-Fiorentina në shtesa

13.01.2022 20:16

Dramë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli-Fiorentina në shtesa

Ndeshja e rregullt e 1/8-ës së finales në mes të Napolit dhe Fiorentinës ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2

Një ndeshje me gola dhe disa kartona të kuq është duke u zhvilluar sonte në “Diego Armando Maradona” në Napoli.

2-2 ka përfunduar koha e rregullt e kësaj ndeshje për të shkuar ndeshja në vazhdime.

Fillimisht Fiorentina ka kaluar në avantazh me Vlahovic në minutën e 41-të derisa ka barazuar Mertens në minutën e 44-të.

Në minutën e 47-të Dragowski do të përjashtohet me karton të kuq, portieri i Fiorentinës.

Në pjesën e dytë edhe pse me 10 lojtarë Fiorentina do të shënonte për 1-2 në minutën e 58-të me anë të Biraghit.

Napoli vazhdonte të sulmonte por në minutën e 84-të Hirving Lozano do të ndëshkohej me karton të kuq.

Gjërat në fushë do të përkeqësoheshin edhe më shumë për Napolin të cilët mbeten me 9 lojtarë pasi që Fabian Ruiz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar edhe ai nga loja.

Por, edhe pse me 9 lojtarë Napoli barazoi, pasi që Petagna shënoi në minutën e 95-të golin e barazimit. 

x