Drita barazon në ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit

22.07.2021 23:18

Drita barazon në ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit

Rezistencë heroike e Dritës së Gjilanit ndaj gjigantëve holandezë të Feyenoordit.

Skuadra e e drejtuar nga Ardian Nuhiu ia doli të ruajë të paprekur portën në sfidën e parë eliminatore në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, falë një pune mjaft të mirë të repartit të mbrojtjes, të udhëhequr nga një lider si Ardian Cuculi.

Holandezët ishin super-favoritë për të fituar në këtë takim, por pavarësisht dominimit, nuk ia dolën të gjejnë golin dhe lanë çështjen e kualifikimit të hapur, për t’u vendosur një javë më vonë në Roterdam.

x