Dybala drejt rinovimit me Juven, 10 milionë euro në sezon plus bonuse

02.06.2021 20:18

Dybala drejt rinovimit me Juven, 10 milionë euro në sezon plus bonuse

Situata e Paulo Dybala-s te Juventusi ka ndryshuar krejtësisht pas afrimit të Massimiliano Allegrit. Rikthimi i strategut livornez ka bërë që të rikthehet buzëqeshja edhe te argjentinasi.

“La Joya” kaloi një sezon shumë të vështirë nën drejtimin e Pirlos, edhe për shkak të një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës. Kur dukej se do të ishte i sigurt largimit, në ndeshjet e fundit ai tregoi disa nga vlerat e tij më të mira, duke lënë gjurmë me gola.

Juventusi i ka ofruar Dybala-s, 10 milionë euro në sezon plus bonuse. Numri 10 i bardhezinjve për momentin është duke kaluar pushimet me të dashurën, por shumë shpejt mund të shkojë në zyrat e klubit torinez për të firmosur rinovimin.

Sezoni i tij më i mirë te Juventusi deri më tani ka qenë 2017-18 me 26 gola. Dybala ka kaluar shumë kohë jashtë fushave të lojës, ndërkohë që tashmë do të shijojë një kontratë të re, që do e shohë si një pikë referimi në majën e sulmit.

x