E gjashta rresht, Reali përforcon pozitën e parë

04.12.2021 23:43

E gjashta rresht, Reali përforcon pozitën e parë

Real Madridi ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 si mysafir i Real Sociedadit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, megjithatë në pjesën e dytë Reali reagoi me dy gola për të regjistruar fitoren e radhës.

Sulmuesi në formë i Realit këtë edicion, Vinicius Junior e zhbllokoi sfidën kur realizoi në minutën e 47-të pas një kombinimi me Jovic.

Goli i Vinicius – VIDEO

10 minuta pas golit të Viniciusit, madrilenët dyfishuan epërsinë nëpërmjet Luka Jovicit i cili realizoi në minutën e 57-të pas një asistimi nga Casemiro.

Goli i Jovic – VIDEO

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Realit në La Liga teksa madrilenët tani arrijnë në kuotën e 39 pikëve, duke e përforcuar pozitën e parë.

Lajm i keq për madrilenët mund të jetë dëmtimi i Karim Benzemas i cili u largua në minutën e 17-të për shkak të një tërheqjeje muskulare.

 

x