Edon Zhegrova mahnit Europën

25.11.2021 20:19

Edon Zhegrova mahnit Europën

Bazeli arriti të marrë një fitore me përmbysje pasditen e sotme, duke mundur 2-3 rivalët e K. Almatit në Ligën e Konferencës.

Falë golave të shqiptarëve Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami, që ishin vendimtarë në këtë sfidë. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar një supergol nga distanca duke konfirmuar formën e mirë që po kalon momentalisht.

Ishte minuta e 69-të, kur Zhegrova dribloi bukur kundërshtarin për të lëshuar më pas një predhë që ishte e pakapshme për portierin. Goli është bërë viral në rrjetet sociale, me shqiptarët që nuk ngurojnë të lënë gjurmë në arenën europiane.

x