Florentino Perez: Nuk e kam lexuar letrën e lamtumirës, ​​por atë nuk e shkroi Zidane

25.06.2021 09:24

Florentino Perez: Nuk e kam lexuar letrën e lamtumirës, ​​por atë nuk e shkroi Zidane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është kthyer të flasë për trajnerin e larguar, Zinedine Zidane.

Kjo verë ka ardhur me disa ndryshime të mëdha te Reali, pasi dy legjendat, Sergio Ramos dhe Zidane janë larguar tashmë nga klubi dhe projekti i Superligës Evropiane ka dështuar.

Perez ka kërkuar të shmangë polemikat e mëtejshme, duke pretenduar se ai nuk ka lexuar letrën e lamtumirës së Zizou, madje shkon aq larg sa të thotë se nuk beson se francezi e shkroi atë.

“Unë e njoh Zidanen dhe ka qenë një vit i vështirë, unë luftova që ai të qëndronte”, ka thënë fillimisht Perez për Onda Cero.

“Nuk e kam lexuar letrën e lamtumirës, ​​ju betohem në nipër dhe mbesa të mia. Personi që e shkroi atë letër nuk ishte Zidane”.

“Unë i uroj atij më të mirën, ai ka qenë një legjendë për Real Madrid dhe ai ka gjithë mirënjohjen tonë, ai ka ëndërr të jetë trajner i Francës dhe unë jam i sigurt që ai do ta arrijë atë”, përfundoi presidenti i Realit.

x