Formacionet e mundshme: Liverpool – AC Milan

15.09.2021 10:02

Formacionet e mundshme: Liverpool – AC Milan

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super sfida mes Liverpoolit dhe AC Milanit, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Milan pas tetë viteve është rikthyer në Champions dhe tani synon ta nis mbarë, ku përballë ka gjigantin anglez, Liverpool.

Mungesat e dy skuadrave:

Të dy skuadrat kanë mungesa të mëdha, shkaku i lëndimeve të shumta.

Liverpool do jetë pa Harvey Elliott, Neco Williams dhe Roberto Firmino.

Aq mungesa kanë edhe “Rossonerët”, që do jenë pa Tiemoue Bakayokon, Rade Krunicin dhe Zlatan Ibrahimovicin.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold; Thiago, Fabinho, Henderson; Mane, Jota, Salah.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud

Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në “Anfield” dhe nis në ora 21:00.

x