Formacionet zyrtare: Juventus – Genoa

05.12.2021 20:09

Formacionet zyrtare: Juventus – Genoa

Juventusi është nikoqir i Genoas për përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 16-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”, me dy skuadrat që tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Për këtë sfidë, Zonja e Vjetër do të jetë pa Federico Chiesan, Danilon, Mattia de Sciglion dhe Aaron Ramseyn që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Genoa nuk mund të llogarisë në Mattia Destron, Crisciton, Fares dhe Rovellan, që janë po ashtu të lënduar.

Formacionet startuese

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Locatelli, Bentancur; Kulusevski, Dybala, Bernardeschi; Morata

Genoa: Sirigu; Biraschi, Bani, Vasquez; Ghiglione, Hernani, Behrami, Toure, Cambiaso; Ekuban, Bianchi.

x