France Football publikon renditjen nga top 21 në 30 më të mirët e vitit 2021

29.11.2021 17:33

France Football publikon renditjen nga top 21 në 30 më të mirët e vitit 2021

“France Football” ka publikuar renditjen e plotë nga top 21 në 30 më të mirët për vitin 2021.

Muajin e kaluar është publikuar listë e ngushtë e 30 futbollistëve më të mirë në botë që garonin për Topin e Artë, kurse sonte (e hënë) do mësohet kush është më i miri.

“France Football” tashmë ka zbuluar emrat e futbollistëve që renditën nga top 21 në 30 më të mirët e kësaj liste.

Renditja e plotë e nëntë futbollistëve të fundit:

Top 29: Cesar Azpilicueta dhe Luka Modric

Top 26: Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno

Top 25: Phil Foden

Top 24: Pedri

Top 23: Harry Kane

Top 21: Bruno Fernandes dhe Lautaro Martinez.

x