Gjermania kualifikohet mes drithërimash, Franca dhe Portugalia bëjnë “pakt” (VIDEO)

23.06.2021 23:06

Gjermania kualifikohet mes drithërimash, Franca dhe Portugalia bëjnë “pakt” (VIDEO)

Emocione të mëdha në “Allianz Arena”, atje ku Gjermania me shumë vuajtje ka arritur që të sigurojë një biletë për në fazën e 1/8-ve të Europianit. Pancerat nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 kundër Hungarisë.

Skuadra e Marco Rossit i ka befasuar të gjithë duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me Szalai me një goditje të bukur me kokë. Gjermania u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit por portieri Gulasci ishte fantastik me një pritje në minutën e 21-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Sallai ju afrua shumë golit të dytë me një goditje dënimi, teksa topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Goli nuk do të vononte, teksa në minutën e 66-të, pas një prekje të Hummels në zonë, do të oshte Havertz që do ta shtynte topin në rrjetë. Pa kaluar mirë festa e gjermanëve, Hungaria do t’i befasonte sërish duke shënuar në mënyrë të befasishme me Andras Schafer. Ky rezultat nuk demoralizoi Gjermaninë, që me këmbënguljen e madhe arriti që të rigjente sërish golin e barazimit. Leon Goretzka me një goditje në hyrje të zonës e dërgoi topun në fundin e rrjetës. Gjermania në këtë mënyrë e mbyll në vendin e dytë, teksa në fazën tjetër do të përballet me Anglinë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Portugalia dhe Franca barazuan 2-2 mes tyre, teksa të dyja siguruan një biletë për në fazën tjetër. Cristiano Ronaldo kaloi fillimisht Portugalinë në avantazh në minutën e 31-të, ndërkohë që reagimi i Francës do të vinte në shtesën e pjesës së parë me Karim Benzema, që më në fund rigjeti golin me kombëtaren. Sulmuesi i Realit do të kalonte në avantazh “gjelat” në minutën e 47-të. Portugalia ndërkohë arriti të fitonte një tjetër penallti në minutën e 60-të, teksa do të rikthehu në gol nga Cristiano Ronaldo. CR7 gjeti golin e 109 me kombëtaret, duke vendosur një rekord.

x