Gjilani fiton derbin ndaj Dritës, fitojnë edhe Llapi e Ballkani

25.11.2021 14:55

Gjilani fiton derbin ndaj Dritës, fitojnë edhe Llapi e Ballkani

Janë luajtur sot tri ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të.

Skuadra e Gjilanit ka arritur të fitojë derbin ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjen e realizoi Albert Dabiqaj në min e 48′ për ti siguruar tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Në anën tjetër Llapi ka ‘shpartalluar’ Drenicën duke e mposhtur me rezultat të thellë 2-5.

Fillimisht Kreshnik Uka kaloi në epërsi vendasit me golin në min e 24′ për 1-2.

Pjesa e dytë nisi furishëm për llapjanët që barazuan rezultatin përmes Elvis Prençit në min e 47′ më pas shënuan Francisco Rivera, Valmir Veliu, Alef Firmino dhe Bujar Idrizi për 1-5.

Drenica shënoi dy gola deri në fund përmes Kreshnik Ukës që vulosi rezultatin përfundimtarë 3-5.

x