Gol në stilin Ronaldinho, Bersant Celina çmend Anglinë! (VIDEO)

28.11.2021 20:47

Gol në stilin Ronaldinho, Bersant Celina çmend Anglinë! (VIDEO)

Bersant Celina në versionin Lionel Messi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol spektakolar këtë fundjavë me Ipswich Town në League One, kategorinë e tretë angleze, pikërisht në takimin e fituar me shifrat 2-1 nga skuadra e futbollistit kosovar që mori tre pikë shumë të rëndëishme.

Në minutën e 45-të Celina shënoi golin që dyfishoi shifrat me një parabol spektakolare, gola të cilët në karrierë i kanë shënuar vetëm lojtarë si Ronaldinho, Totti apo Messi. Për ta besuar magjinë që ka realizuar Celina duhet patjetër të shikoni videon më poshtë. Për kosovarin ky ishte goli i 4-t në këtë sezon.

x