Hadërgjonaj nuk do të luajë ndaj Gjeorgjisë, i uron fat bashkëlojtarëve

12.10.2021 17:42

Hadërgjonaj nuk do të luajë ndaj Gjeorgjisë, i uron fat bashkëlojtarëve

Sonte Dardanët do të zhvillojnë ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.

 
Kombëtarja e Kosovës e pret në shtëpi Gjeorgjinë nga ora 18:00.

Për Kosovën në këtë ndeshje do të mungojë mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj që është i skualifikuar shkaku i kartonëve.

Hadërgjonaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar fat bashkëlojtarëve të tij sonte.

“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova”, shkroi Hadërgjonaj.

 

x