I skadon kontrata në verë, Lacazette kërkohet nga dy klubet angleze

27.10.2021 11:41

I skadon kontrata në verë, Lacazette kërkohet nga dy klubet angleze

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka dy oferta që të qëndrojë në Premierligë, kur t’i skadojë kontrata.

 
Lacazettes i skadon kontrata me “Topçinjtë” në verë dhe është i lirë që të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër, qysh në afatin e janarit.

Francezi është thjeshtë një zëvendësues nën urdhrat e Mikel Arteta, andaj nuk do ishte befasi, në rast që largohet në janar, ose në verën e vitit 2022.

Sidoqoftë, Lacazette e ka mundësinë të qëndrojë në Premierligë, ku kërkohet nga dy rivalët.

Sipas Fichajes, Lacazetten e duan Newcastle United dhe West Ham.

Newcastle me sheikët e Arabsë Saudite mund t’i ofrojnë pagë të majme, derisa West Ham është duke dëshmuar se është një skuadër me kualitet të lartë.

Mbetet të shihet nëse Lacazette dëshiron të largohet nga Premierliga, ku verën që lamë pas u kërkua nga Atletico Madrid.

x