Icardi nuk planifikon largimin nga PSG

12.10.2021 10:15

Icardi nuk planifikon largimin nga PSG

Pas disa spekulimeve se Icardi dhe Ramsey janë në ‘radarin’ e Newcastles, ka reaguar njohësi i transferimeve, Fabrizio Romano.

 
Sipas Romanos, nuk ka qasje nga bordi i ri i Newcastle për Aaron Ramsey ose Mauro Icardi siç qëndrojnë gjërat tani.

Icardi nuk planifikon të largohet nga Paris Saint-Germain në muajt e ardhshëm kurse Ramsey do të vendosë për të ardhmen e tij në dhjetor/janar, ka përfunduar Romano.

Newcastle ka tërhequr vëmendjen në botën e futbollit, pas blerjes së klubit nga pronarë të rinjë nga Arabia, në një marrëveshje prej 300 milion funteve, dhe tashmë kanë filluar me emrat e mundshëm për përforcimin e skuadrës, në konkurrimin e titujve madhorë të mundshëm.

x