Inter dhe Juvja derbi për transferimin e sulmuesit italian

12.01.2022 17:06

Inter dhe Juvja derbi për transferimin e sulmuesit italian

“Derbi i Italisë” nuk do të luhet vetëm në Superkupë. Mediat italiane raportojnë se Interi dhe Juventusi janë në një duel prej javësh për sulmuesin Gianluca Scamacca.

Cherubini do të takohet me drejtuesit e Sassuolos në ditët në vazhdim, ndërkohë që Marotta është duke ndjekur me interes situatën. Të dyja ekipet kanë shfaqur interes të madh për sulmuesin 23-vjeçar, teksa lëvizja mund të kryehet që në janar pas dëmtimit të Chiesa-s.

Juventusi është në emergjencë për të gjetur një zgjidhje sa më parë për sulmin dhe po përpiqet të afrojë sa më parë Scamaccan. Nga ana tjetër, Interi kryesues është në pozita të tjera dhe Marotta po punon më shumë për ta “prentuar” për në verë.

x