Interi merr fitoren e 10-të radhazi, por me polemika ndaj Sassuolos (VIDEO)

07.04.2021 21:15

Interi merr fitoren e 10-të radhazi, por me polemika ndaj Sassuolos (VIDEO)

Interi ka fituar me shumë vështirësi dhe polemika përballjen ndaj Sassuolos së De Zerbit me rezultatin 2-1 falë golave të Lukakut dhe Lautaro Martinez. Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi për skuadrën e Contes.

Miqtë ngushtuan diferencën me Traore, por polemikat u ngritën te goli i dytë i zikaltërve. Në fakt, një mbajtje nga fanelle brenda zone u gjykua si jo penallti nga arbitri që vazhdoi lojën. Në kundërsulm, skuadra e Contes arritën që të gjenin golin me argjentinasin.

Sassuolo provoi deri në fund të barazonte. Interi që tashmë  arratiset duke shkuar 11 pikë larg vendit të dytë, që mbahet nga Milani.

x