Ishte pozitiv me Covid-19, ish-sulmuesi i Milanit del dhe bën aksident me makinë

07.04.2021 17:09

Ishte pozitiv me Covid-19, ish-sulmuesi i Milanit del dhe bën aksident me makinë

Ish-sulmuesi i Milanit, Luiz Adriano, që tashmë është pjesë e Palmeiras në Brazil ka rezultuar për herë të dytë pozitiv për Covid-19, por këtë herë ka vendosur të thyejë rregullat e izolimit dhe të dalë me makinën e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, braziliani tregon se theu izolimin dhe shkoi të marrë nënën e tij ne supermarket për shkak se ajo nuk di të ngasë makinën. Një e papritur ka ndodhur pas kësaj: Adriano ka bërë aksident me një biçikletë, drejtuesi i së cilës ka pasur lëndime te lehta.

“Më thanë të qëndroja në shtëpi në karantinë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por unë shkova në supermarket në një qendër tregtare për të marrë nënën time, e cila nuk di të ngasë makinën, pa dalë nga makina dhe me maskë. Unë përfundova duke u përfshirë në një aksident kur një biçikletë goditi makinën në dalje të parkingut”, deklaroi LuizAdriano.

x