Juventus befason Interin në fund, ka “paqe” në Derbin e Italisë (VIDEO)

24.10.2021 22:56

Juventus befason Interin në fund, ka “paqe” në Derbin e Italisë (VIDEO)

Inter dhe Juventus nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen e luajtur në “San Siro”. Zikaltrit ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 17-të me Edin Dzekon, që përfitoi pasi goditja e Calhanoglu u ndal në shtyllë dhe më pas shkoi në këmbët e tij.

Juventus reagoi mirë duke krijuar më shumë dhe patur më shumë kontaktin me topin, por rastet ishin të pakta. Alvaro Morata ishte shumë i izoluar. Në fundin e ndeshjes, Dumfries shkakton penallti pas një faulli ndaj Alex Sandros. Nga pika e bardhë Paulo Dybala arriti që të mposhtë portierin Handanovic.

Interi ruan vendin e tretë me 18 pikë, ndërkohë që Juventus qëndron në të 6-tin me 15 pikë.

x