Juventus rigjen fitoren me Dybalan dhe Moratën ndaj Salernitanës (VIDEO)

30.11.2021 23:04

Juventus rigjen fitoren me Dybalan dhe Moratën ndaj Salernitanës (VIDEO)

Juventus është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat pas humbjes ndaj Atalantës. Bardhezinjtë edhe pse me shumë mungesa morën një fitore të thjeshtë 2-0 në transfertën ndaj Salernitanës.

Në minutën e 21-të, Paulo Dybala me një kombinim të bukur në hyrje të zonës, arrin ta finalizojë me një goditje të fortë që shkon në cepin e portës. Një perlë e vërtetë e argjentinasit, që rigjen golin me ekipin torinez. Juventus do të gjente pak minuta më pas dhe golin e dytë me Chiellinin, por që do të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje të Kean gjatë aksionit.

Në minutën e 70-të, Juventus do të gjente dhe golin e dytë me Moratën që e dërgoi topin poshtë këmbëve të portierit pas një krosimi nga krahu i majtë. Në fushë për 90 minuta ishte edhe Federik Veseli te Salernitanës, por pa mundur që të lërë shumë gjurmë përballë yjeve të Juves. 

x