Juventus rikthen Padoinin në skuadër, por me një rol të ri

22.07.2021 18:01

Juventus rikthen Padoinin në skuadër, por me një rol të ri

Simone Padoin është rikthyer sërish te Juventusi, por këtë herë në një rol tjetër. Fatsjellësi i bardhezinjve, i cilësuar për shkak se luante pak, por fitonte shumë para disa sezonesh.

Ish-luftëtari i mesfushës këtë herë nuk do jetë pjesëtar në fushë, por do ndihmojë Max Allegrin si pjesë e stafit teknik të trajnerit të parë.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi bardhezi në një postim në rrjetet sociale. Padoin luajti me Juve në periudhën 2012-2016 dhe fitoi 5 tituj kampion, 2 Kupa Italia dhe 3 Superkupa.

x