Klopp: Nëse nuk e mori këtë vit, kur duhet ta marrë Lewandowski Topin e Artë?

30.11.2021 21:59

Klopp: Nëse nuk e mori këtë vit, kur duhet ta marrë Lewandowski Topin e Artë?

Jurgen Klopp nuk kishte si të evitonte komentet për Topin e Artë në prag të ndeshjes së radhës ndaj Evertonit. Strategu gjerman u shpreh i zhgënjyer që lojtari i tij Mohamed Salah u rendit në vendin e 7-të.

“Çmimi u dha nga ju gazetarët? Atëherë është faji juaj! Nëse mendoni se Salah duhet të ishte më lart në klasifikim, duhet të bindnit kolegët tuaj. Mund të thuash Messi për karrierën që ka pasur, por nëse nuk i jepet Lewandowskit këtë vit, atëherë kur duhet t’i jepet? Mo Salah duhet të ishte më lart në renditje”, shtoi strategu gjerman.

Polemikat për Topin e Artë kanë qenë të shumta këtë sezon, teksa të gjithë njëzëri duket se bashkohen me faktin se Messi nuk e meritonte këtë çmim këtë vit.

x