Kosova fillon përgatitjet për dy miqësoret në Turqi

05.06.2021 22:41

Kosova fillon përgatitjet për dy miqësoret në Turqi

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka filluar përgatitjet për ndeshjet e radhës.

Kombëtarja e Kosovës e përbërë kryesisht me futbollistë të rinj, që shihen si potencial për të ardhmen i ka nisur sot përgatitjet për dy miqësoret e radhës që do t’i zhvillojë në Antali të Turqisë, kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, më 8 e 11 qershor.

Stërvitjen e sotme Dardanët e kanë zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa nesër në mëngjes skuadra do të udhëtojë për në Antali. Kjo stërvitje i ka shërbyer futbollistëve për ta njohur më mirë njëri – tjetrin, duke pasur parasysh faktin se shumë prej tyre nuk kanë pasur rastin të luajnë së bashku, derisa përzgjedhësi Challandes me pjesën tjetër të stafit kanë punuar edhe në disa elemente të lojës.

për shkak të problemeve shëndetësore në këtë grumbullim nuk ka mundur të vijë Jetmir Haliti, mbrojtës i skuadrës suedeze, AIK

x