“Ku do ta ketë Messi më mirë se në Barça?”

20.02.2021 11:33

“Ku do ta ketë Messi më mirë se në Barça?”

Lluís Carreras Ferrer (24-9-1972, Sant Pol de Mar) do të jetë drejtor sportiv i Barcelonës nëse Toni Freixa del president nga zgjedhjet e 7 marsit.

Në një intervistë të gjatë, Ferrer ka folur për tema të ndryshme, e po ashtu edhe për të ardhmen e Lionel Messit.

“Messi të vazhdojë patjetër me çfarëdo çmimi? Nuk janë në pyetje paratë apo çmimi. Nëse Messi dëshiron të qëndrojë apo largohet, s’do të jetë për para. Unë mendoj se do të qëndrojë”, u shpreh ai.

“E di se është e vështirë të largohesh nga ndonjë klub, aq më shumë, nga Barça. Nuk e di se çfarë do të gjesh. Ku do të jetë më mirë se këtu?”. 

x