Lajm i mirë për sportin, Kosova pranohet në Federatën Botërore të Triathlonit

26.10.2021 18:52

Lajm i mirë për sportin, Kosova pranohet në Federatën Botërore të Triathlonit

Me 54 vota pro, 11 kundër, dhe 12 abstenime, Kosova është pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore të Triathlonit.

Kryetari i Federatës së Triathlonit të Kosovës, Vedat Tërmkolli, në emisionin ‘Pasdite’, në Kanal10, ka thënë se kishin shumë kundërshtime, dhe lobime nga shteti serb, për të ndaluar pranimin e Kosovës në Federatën Botërore të Triathlonit, por se me përkushtim, dhe punë të pandalshëme arritën ta kalojnë këtë sfidë.

“Ka qenë një lajmë shumë i mirëpritur, në kemi punuar për dida vite për këtë lajm të mirë, dhe kjo është kënaqësi e madhe për të gjithë neve, dhe sportdashësit në Kosovë. Dike e ditur se ne si Kosovë po hasim në kundërshtime të mëdha për shkak të politikës së Serbisë, ashtu edhe Federata jonë, nuk ka pasë mirëkuptim nga shteti serb, ka pasë protestë shumë të madhe, ku i’u ka dërgu email-a të gjitha Federatave, ku janë mundu me i përdor të gjitha argumentet gjëja se u është marr më administrim, ku është rezoluta 1244, pastaj marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 e kanë përdorur si argument”

“Por mbi të gjitha e patëm një përkrahje nga shtetet tjera nuk e përzijten politikën me sportin, ne i plotësuam kushtet dhe më në fund e qitëm në votim, dhe morëm 54 vota pro, 11 kundër, dhe 12 abstenime”, tha Tërmkolli në Kanal10.

Kongresi i 34-të Federatës Botërore të Triathlonit u mbajt në mënyrë virtuale më 24 tetor 2021.

x