Lajme të mira për Milanin, rikuperohen Mandzukiç, Leao e Diaz

07.04.2021 18:28

Lajme të mira për Milanin, rikuperohen Mandzukiç, Leao e Diaz

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka marrë lajme mjaft të mira nga infermieria, pasi janë rikuperuar plotësisht tre sulmuesit, Rafael Leao, Mario Mandzukic dhe Brahim Diaz, të cilët kanë munguar për probleme të ndryshme fizike javët e fundit.

Që të tre janë stërvitur rregullisht me grupin pasditen e sotme dhe janë gati të japin kontributin e tyre në fushë duke nisur që nga transferta e fundjavës në Parma e deri në fund të sezonit, që është në fazën më vendimtare të tij.

Sulmi i kuqezinjve ka përfunduar shpesh në qendër të kritikave javët e fundit, pasi vetëm Ibrahmovic është shfaqur në lartësinë e pritshëmrive, por vetëm 39-vjeçari suedez nuk mjafton për të synuar objektiva madhorë.

Me 8 pikë larg kreut, kur kanë mbetur edhe 9 javë deri në fund të sezonit, Milani duket jashtë garës për titullin kampion, por do të duhet të djersijë shumë për të ruajtur pozitat në zonën Champions, ku po zhvillohet një luftë shumë e fortë.

x