Lewandowski për Messin: Nuk ishte i sinqertë me deklaratën e tij

07.12.2021 20:07

Lewandowski për Messin: Nuk ishte i sinqertë me deklaratën e tij

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë.

Argjentinasi menjëherë pas ceremonisë kishte kërkuar nga ‘France Football’ që çmimin të ia jepte polakut Lewandowski, pasi ky i fundit kishte kaluar sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich.

Në lidhje me kërkesën e Messit për France Football, Lewa ka thënë që nuk beson së argjentinasi ishte treguar i sinqertë edhe pse do të donte që kjo të ishte e vërtetë.

“Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi. Kam një ndjenjë trishtimi. Të jem kaq afër, të konkurroj me Messin, sigurisht që e respektoj se si luan dhe çfarë ka arritur”.

“Unë do të doja që deklarata e Messit për Topin e Artë 2020 të ishte një deklaratë e sinqertë dhe e sjellshme nga një lojtar i madh dhe jo vetëm një fjalë boshe”- ka thënë ndër të tjera 33 vjeçari.

Lewa gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 48 gola dhe ka bërë 40 asistime në të gjitha garat me Bayern Munich.

x