Lewandowski tërbohet m Bayernin për interesimin që po shfaqin për Haaland

14.10.2021 18:46

Lewandowski tërbohet m Bayernin për interesimin që po shfaqin për Haaland

Robert Lewandowski nuk ka nguruar kurrë ti shpreh dashurinë e tij Bayern Munich, duke refuzuar oferta të rëndësishme që i kanë ardhur.

“Bomberi” polak ndihet komod në Mynih por ja që mjafton një deklaratë, një interesim i Bayern për Erling Haaland për të përmbysur situatën. Sipas “Sport Bild”, Lewandowski nuk i ka pritur mirë deklaratat e drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic i cili konfirmoi interesimin e Bayern për Erling Haaland.

Lewandowski ka qenë shpesh në merkato, ku shumë klube, si Real Madrid apo PSG kanë shprehur hapur interesimin e tyre për polakun, por kanë marrë një “jo” të prerë nga futbollisti dhe klubi. Tashmë situata ka ndryshuar dhe polakun mund ta shohim shumë shpejt në një klub tjetër të madh për të mbyllur karrierën.

x