Liverpooli e nis furishëm ndaj Milanit, shënon dhe humbet penallti (VIDEO)

15.09.2021 21:39

Liverpooli e nis furishëm ndaj Milanit, shënon dhe humbet penallti (VIDEO)

Liverpooli e ka nisur me një ritëm të frikshëm duelit ndaj Milanit, teksa kryeson 1-0, por ka humbur dhe një penallti për të dyfishuar.

Ekipi i Klopp zhbllokoi shumë shpejt sfidën me Alexandre Arnold, i cili del mjaft mirë në sulm dhe më pas me një goditje me të djathtën e dërgon në rrjetë.

“The Reds” fituan edhe një penallti, me Salah që do të ndalej nga portieri Maignan me dy pritje fantastike ndaj tij dhe më pas një tjetër goditje brenda zonës nga një tjetër futbollist.

x