Liverpooli përgatit 50 mln euro për Mane-në e ri!

25.11.2021 16:19

Liverpooli përgatit 50 mln euro për Mane-në e ri!

Adama Traore është në merkato madje ka dhe një çmim. Sulmuesi spanjoll që pëlqehet nga shumë klube tani mund të jetë i lire të zgjedhë ekipin e ardhshëm pasi Wolverhampton ka vendosur ta shesë.

Në verë drejtuesit kishin refuzuar disa oferta por tani mendojnë se me shitjen e tij mund të bëhen 2-3 goditje për të përforcuar skuadrën. Liverpooli është ekipi më pranë Traore dhe për ta marrë në janar duhet të paguajë 50 mln Euro që gjithsesi është një çmim i lartë për “The Reds”.

x