Llapi befason Prishtinën në kryeqytet, Dukagjini prek finalen

07.04.2021 17:40

Llapi befason Prishtinën në kryeqytet, Dukagjini prek finalen

Janë zhvilluar pasditen e sotme dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, teksa surprizë ka qenë suksesi i Llapit në transfertën ndaj Prishtinës me rezultatin 2-3.

Skuadra nga Podujeva bëri një ndeshje perfekte në kryeqytet dhe pas 63 minutash lojë e pa veten në avantazh të trefishtë, pas golave të shënuar nga Januzi dy herë dhe Shabani.

Prishtina reagoi vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjes dhe ndonëse nuk shmangu dot disfatën, arriti të shënojë dy gola me mjaft vlerë me Prapashticën dhe Pefqelin, teksa kualifikimi është shtyrë për në ndeshjen e kthimit në Podujevë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Dukagjini triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Istogut, duke hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt finales së madhe. Merlaku e Basriu shënuan për Dukagjinin, ndërsa Istogu barazoi vetëm momentalisht me Mazrekajn, por vlen të theksohet se vendasit humbën edhe një 11-metërsh.

x