Locatelli një hap larg Juventusit, zgjidhet ngërçi me Sassuolon

21.07.2021 16:37

Locatelli një hap larg Juventusit, zgjidhet ngërçi me Sassuolon

Manuel Locatelli është shumë pranë transferimit te Juventusi. Mesfushori i Sassuolos dëshiron vetëm transferimin në Torino dhe këtë ja ka bërë të qartë edhe klubit.

Sassuolo kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë, ndërsa “Zonja” dëshiron huazimin 2-vjeçar të 23-vjeçarit, duke përfshire edhe klauzolën e blerjes për 30 milionë euro + bonuse.

Ditën e djeshme kishte shumë sinjale pozitive mes palëve.  Në operacion do të përfshihet një nga lojtarët e talentuar të Juventusit, Dragusin, i cili luan si qendërmbrojtës dhe mund të jetë një lojtar shumë i mirë në prespektivë.

x