Lojtarët e Boca Juniors grushte me policinë, kaos në Libertadores (VIDEO)

21.07.2021 16:38

Lojtarët e Boca Juniors grushte me policinë, kaos në Libertadores (VIDEO)

Gjatë mesnatës u luajtën ndeshjet e kthimit të 1/8 të Copa Libertadores dhe pamjet që vijnë nga ndeshja Atl. Mineiro-Boca Juniors janë të turpshme dhe kaotike.

Ndeshja përfundoi me penallti dhe brazilianët kaluan më tej në çerekfinale por pas vërshëllimës se fundit nisi dhe kaosi. Lojtarët e ekipit argjentinas nisën të protestonin ndaj arbitrit Ostojich i cili anuloi një gol për miqtë, gol që do të ndryshonte fatin e ndeshjes por gjithçka precipitoi.

Në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes lojtarët dhe stafi i Boca Juniors në tentativat për të arritur te arbitri u përplasën me policinë dhe në pamje duket qartë që disa futbollistë kapen me grushte.

Përdorimi i gazit lotsjellës qetësoi situatën ndërsa disa lojtarë u ndaluan nga policia dhe më pas u lëshuan. Gjithsesi edhe pas një shfaqje kaq të shëmtuar, ekipi i Boca Juniors mund ta pësojë rëndë nga rrëmuja dhe përplasjet me policinë.

x